
Pesë shqiptarë u përfshinë në sherr në një burg grek. Ata vuajnë dënimin në burgun Domokou, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e nisi përleshjen mes tyre.
Ata përdorën shkop druri e sende metalike, duke lënduar rëndë njërin prej tyre.
Advertisement
I plagosuri është një 30-vjeçar, që ndodhej në paraburgim i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë.
Ai pësoi një frakturë të rëndë në fytyrë dhe u dërgua në spital.
Advertisement