Një 44-vjeçar në Durrës ka qëlluar me armë drejt një banesë pas një konflikti që pati me një të ri.
Incidenti ka ndodhur në lagjen nr.15, Durrës ndërsa si pasojë e të shtënave nuk ka pasur të lënduar. Autori i dyshuar i ngjarjes S.M., 44 vjeç pasi ka qëlluar me armë drejt banesës së E. Sh., 29 vjeç, është larguar me shpejtësi, por është kapur brenda pak minutash është shoqëruar në Polici.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Advertisement