Gjykata e Posaçme dënoi me 15 vjet burg iranianin Bizhan Polandrag, i akuzuar nga SPAK për terrorizëm e spiunazh.
Procesi ndaj tij u zhvillua me gjykim të shkurtuar, ndaj iraniani përfundimisht do të vuajë 10 vjet burgim. Vendimi i togave të zeza u prit me lotë në sy nga Pulandrag, i cili këtë dënim në një burg të sigurisë së lartë.
Sipas organit të akuzës, ky person ka vepruar brenda kampit të opozitës MEK, si një nga anëtarët e vendosur në Manëz të Durrësit.
Dyshimet për të janë ato të spiunazhit, si një agjent që informonte gardën revolucionare iraniane për aktivitetin brenda kampit muxhahedin. Kanë qenë disa biseda telefonike me anëtarë të kësaj organizate, ato që çuan në dënimin e tij, pasi në to thuhej se po planifikonte një akt terrorist. Kanë qenë 6 akuza të ngritura nga prokuroria speciale, por arritën të provohen vetëm dy, ajo e “Organizatës terroriste” dhe “Kryerja e këtyre shërbimeve për per persona të shpallur terroristë”.