Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Kavajë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen nr.3
“Gjatë një konflikti motive të dobëta, shtetasi J. K., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin L. Sh., 28 vjeç”, informon policia,
Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Advertisement
Ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në polici.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./vizionplus.tv