Një person është plagosur me armë zjarri në Milot.
Sipas policisë, shtetasi I plagosur në mesditë me iniciale Y.L, është dërguar në spital.
Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Advertisement
Policia e Lezhës, Kurbinit dhe efektivet e FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve..