Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Kamëz. Policia njofton se një 16-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar.
16-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta.
Advertisement
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.