17-vjeçari me iniciale A.Gj i cili plagosi me armë zjarri nje 15-vjeçar pas një konflikti në gjimnazin “At Shtjefen Gjeçovi” në Laç mesditën e së hënës u lirua nga qelia.
Gjykata e Kurbinit vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ashtu siç kishte kërkuar prokurori Bardhyl Shehu. Konflikti mes nxënësve të gjimnazit të Laçit, ndodhi rreth orës 12 e 20 minuta të së hënës jashtë ambienteve të shkollës, ku pas debatit verbal për motive të dobëta.
17-vjeçari me inicial A.GJ nxori pistoletën që e mbante me vete në shkollë dhe qëlloi në këmbë 15-vjeçarin L.RR, duke e lënë të plagosur.
Ai u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Laçit, nga ku bëhet e ditur se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.