Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur të enjten në Vorë, ku oficeri i ushtrisë qëlloi me armën e shërbimit. Ky i fundit ndodhej në automjet me vëllain e tij dhe një tjetër person, ku është afruar Erges Hoxha. Ky i fundit ka tentuar të vrasë me thikë vëllain e oficerit të ushtrisë Kidi Muzhaqin, për motive që policia nuk i ka zbardhur ende.
Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë ushtaraku, Ermal Muzhaqi, i cili ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur Erges Hoxhën.
Kidi Muzhaqi së bashku me personin që e sulmoi ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë në pranga janë vënë oficeri i ushtrisë dhe Erges Hoxha, të dy banues në Vorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.