Merr krejtësisht një tjetër rjedhë ndryshe ngjarja e ditës së djeshme në Vlorë, ku Dëfrim Pashaj 40-vjeç u plagos nga Ledjon Zahaj.
Fillimisht u raportua se i plagosuri dhe autori u konfliktuan për ullishtet. Por burime kofidenciale nga policia e Vlorës konfirmojnë se fill pas ngjarjes është zbuluar një shtëpi bari, në pjesën e kodrës mbi spitalin Psikiatrik ” Ali Mihali” në Vlorë.
Mendohet se shtëpia e barit është zbuluar në kontrollin që i është bërë një prej dy personave të përfshirë në atë ngjarje të rëndë.
Shtëpia e barit zbuluar në një vilë disa katëshe. Madje në polici janë marrë në pyetje edhe banorë aty pranë dhe punonjësit e OSHE.
Pritet që të konfirmohet plotësisht teksa mësohet se në orët në vijim do të ketë një konferencë për media nga policia e shtetit për këtë zbulim.