Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka reaguar në një deklaratë për mediat nga vendngjarja, për plagosjen te Komuna e Parisit.

I pyetur nga gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj nëse efektivi i policisë ka qëlluar me armën e shërbimit ai tha se autori ka qenë jashtë orarit të punës. Vocaj tha gjithashtu se autori ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

“Probabiliteti është që ka qëlluar me armën e shërbimit. Motivet janë të dobëta. Mund të themi se autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, nuk tregon dashje për ta vrarë. Do të jenë ekzaminimet që do të përcaktojnë shkallën e përgjegjësisë.

Autori ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin, është në gjendje të rënduar psikologjike. Ne jemi duke harxhuar të gjitha energjitë për ta kapur. I bëjmë thirrje dhe përmes medias të dorëzohet”, tha Vocaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bëjme me dije se Erjon Goxhara, punonjës policie me detyrë në Rinas plagosi me armë ditën e sotme 45-vjeçarin Lorenc Kosta.

Autori i dyshuar i ngjarjes është arratisur dhe ende nuk është arrestuar. Efektivi Erjon Goxhara, plagosi Kostën për motive të dobëta, pasi dyshohet se ai i ka ngacmuar partneren. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";