Plagosja në Malësi të Madhe/ Policia: Konflikti mes 3 personave. Një u shoqërua në komisariat, një në kërkim (EMRAT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosja në Malësi të Madhe/ Policia: Konflikti mes 3 personave. Një u shoqërua në komisariat, një në kërkim (EMRAT)

Policia ka zbardhur detaje nga plagosja që ndodhi mbrëmjen e sotme në Malësinë e Madhe, ku Emanuel Guri i cili mori një plumb në shpatull shkoi në spitalin e Shkodrës, ku edhe i është nënshtruar një operacioni.

 

Blutë njoftojnë Sadonel Bushataj u shoqërua në komisariat, ndërsa Arsid Kurtaj vijon të jetë në kërkim nga policia.

 

Advertisement

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

 

Rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve E. G., e A. K., me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. G., 28 vjeç.

 

Advertisement

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

 

Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. B.,  pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin  E. G.

 

Advertisement

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. K,  i përfshirë në konflikt.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy