Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me plagosjen e efektivit Redin Çaushaj në himarë , i cili ndërhyri për të ndaluar një sherr mes disa personave dhe mori goditje me thikë nga një 62-vjeçar , i cili është arrestuar nga policia.
Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan :
“Respekt për Redin Çaushajn, të riun e Policisë së Shtetit që u plagos duke ndërhyrë dhe shmangur më të keqen mes dy individëve në një sherr të rrezikshëm .”
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë ku efektivi i policisë, jashtë shërbimit, ndërhyri në mes të një sherri mes disa personave.
62-vjeçari e goditi me thikë dhe ia mbathi nga vendi i ngjarjes duke i rrezikuar jetën efektivit.
Nga ana tjetër, ministri Taulant Balla paralajmëroi se kush ngre dorë ndaj policisë, të dijë mirë se po kryen krimi ndaj shtetit.