Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e dyfishtë e ndodhur pasditen e sotme në Tiranë në zonën e “ish-parkut të autobusëve”.
Aleksandër Nikolli 27-vjeç dhe Xhulio Vela 25-vjeç u qëlluan me armë zjarri rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. Ndërkohë mësohet se Xhulio Vela është një person i njohur për policinë. Ai rezulton të jetë i arrestuar më parë për drogë në Shqipëri, ndërsa po ashtu i arrestuar rezulton të jetë edhe në shtetin Italian po për drogë si pjesë e një grupi kriminale.
Dy të rinjtë kanë marrë plagë plumbi në këmbë dhe ndodhen në spital, ku po marrin trajtim mjekësor.
Advertisement