Policia e Fierit ka dalë me reagimin zyrtar për ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme.
Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije se shtetasi A.M 82 vjeç duke pastrua çiften, ka qëlluar mbesën e tij 25 vjeç me iniciale A.S.
Advertisement
Kjo e fundit ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
Fier/Informacion paraprak
Advertisement
Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Advertisement