![Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin/ Gjykata e Vlorës lë në burg 27-vjeçarin](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/12/policia-vlore.png)
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 27-vjeçarin Rildi Kocja.
27-vjeçari pak ditë më parë plagosi vjehrrin dhe kunatin e tij, Xhevdet dhe Albion Brasuhi në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur më 4 dhjetor, rreth orës 21:30 në lagjen “1 Maji”
Rildi Kocja pas aktit kriminal është larguar nga vendngjarja, dhe u arrestua rreth një orë më vonë nga forcat policore.
Më pas Xhevdet Braushi 62 vjeç dhe i biri Albion Braushi 30 vjeç, janë gjetur të plagosur në trotuar nga banorët e lagjes, të cilët i kanë dërguar drejt urgjencës në Spitalin Rajonal të Vlorës.
30-vjeçari kishte marrë 8 goditje me thikë, e për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të përkeqësuar është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.