![Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin/ 27 vjeçari paraqitet në Gjykatën e Vlorës, njihet me masën e sigurisë](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/12/policia-vlore.png)
Mbërrin në Gjykatën e shkallës së parë në Vlorë shtetasi Rildi Koçja, 27 vjeçari i cili të dielën plagosi me thikë vjehrrin e tij, 62 vjeçarin Xhevdet Braushi dhe 30 vjecarin Albion Braushi kunatin e tij.
Ky shtetas do të njihet sot me masën e sigurisë ku prokuroria ka kërkuar arrest me burg.
Advertisement
Kujtojmë se pas ngjarjes së rëndë, dy të plagosurit janë dërguar nga fqinjët në spitalin e Vlorës. 62 vjeçari ka marrë kujdesin mjekësor aty, ndërsa djali i tij u nis drejt Traumës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.