Plagosi me thikë dhëndrin, shoqërohet në polici 64-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosi me thikë dhëndrin, shoqërohet në polici 64-vjeçari

Një 64-vjeçar ka plagosur me thikë  dhëndrin e tij 46-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Kavajë pasditen e kësaj të mërkure. Bëhet me dije se 46-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vjehrri i tij, i cili dyshohet si autor i ngjarjes është shoqëruar per në polici.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive familjare, pasi vjehrri ka ndërhyrë për të ndihmuar vajzën e tij gjatë konfliktit me partnerin e saj.

“Rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi L. D., 46 vjeç, banues në lagjen nr.3, Kavajë, i plagosur me mjet prerës (thikë), jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në spital dhe në vendin ku ka ndodhur ngjarja (në banesën e shtetasit L. D) dhe, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta, kanë bërë shoqërimin e vjehrrit të 46-vjeçarit, shtetasin P. D., 64 vjeç.

Advertisement

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shtetasi P. D., e ka plagosur me mjet prerës (thikë) dhëndrin e tij për motive familjare, pasi  46-vjeçarit fillimisht është konfliktuar me bashkëshorten e tij e më pas dyshohet se ka ndërhyrë vjehrri për të ndihmuar vajzën e tij, ku gjatë këtij konflikti ky i fundit e ka plagosur me thikë”, njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy