Policia e Korçës ka vënë në pranga një 45-vjeçar të shpallur në kërkim. 45-vjeçari ka plagosur me kaçavidë vëllanë për motive pronësie, ngjarje e ndodhur më datë 27.07.2023, në fshatin Tushemisht.
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore”, njofton policia.
Ai akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";