Plagosi 45-vjeçarin, gjykata lë në qeli policin Erjon Goxhara: Si reagoi përballë trupës gjykuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosi 45-vjeçarin, gjykata lë në qeli policin Erjon Goxhara: Si reagoi përballë trupës gjykuese

Erjon Goxhara, polici që plagosi inxhinierin e Entit Rregullator të Energjisë (ERE) Lorenc Kosta, u la në burg pa afat nga Gjykata Penale e kryeqytetit.

I penduar për plagosjen me gjashtë plumba ndaj Lorenc Kostës, Goxhara tha se sulmin e ka kryer në kushte të rënda psikike. Të njëjtën mbrojtje patën edhe avokatët e tij, ndaj pretenduan një masë më të butë sigurie, arrest në shtëpi. Por kjo u hodh poshtë nga togat e zeza.

 

Advertisement

 

 Erjon Goxhara po hetohet nga prokuroria për vrasje me paramendim mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Për akuzën e dytë do duhet të provohet fillimisht nëse arma e përdorur është e shërbimit ose jo.

Në fund, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes psikike, ndaj do të jenë rezultatet e Institutit të Mjekësisë Ligjore ato që do të jenë vendimtare në procesin ligjor ndaj efektivit Erjon Goxhara.

Në orët e vona të mbrëmjes së 21 gushtit polici 46 vjeçar i dha fund arratisë së tij dy ditore për aktin e rëndë ndaj inxhinierit, me të cilin dyshonte se bashkëshortja e tij kishte një marrëdhënie jashtëmartesore.

Advertisement

Çfarë ndodhi?

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të hënës së 19 gushtit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Goxhara qëlloi me gjakftohtësi në drejtim të Kostës, duke e plagosur rëndë në pjesën e barkut dhe të gjymtyrëve.

Në momentin që efektivi e ka qëlluar me 6 plumba, ka nxjerrë telefonin duke i bërë video të plagosurit, pamje të cilat më pas i ka shpërndarë tek të afërmit e tij. Pas krimit, Goxhara është larguar me mjetin e tij drejt banesës për të marrë një çantë.

Pas kësaj ai ka shkuar me djalin e tij në afërsi të Shkozës  ku pikërisht në këtë vend një efektiv policie e ka thirrur në emër dhe i ka kërkuar që të ndalojë. Goxhara është larguar me vrap duke i shpëtuar arrestimit ku fillimisht u dyshua se u fsheh në zonën e Dajtit.

Advertisement

Pas disa ditësh në arrati, Goxhara u vetëdorëzua në 21 gusht në drejtorinë e policisë. /vizionplus.tv

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy