Identifikohet autori që plagosi një 27-vjeçar në zyrën elektorale të PD në Kavajë.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale N.J., i cili, si pasojë e konfliktit për motive të dobëta, hyri në ambientet e brendshme të zyrës së PD dhe  plagosi në këmbë Bledar Okshtunin. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ndodhi këtë të hënë rreth orës 19:00, në lagjen nr.4.

Forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje, ndërkohë vijon krehja e zonës, si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";