
Një person ka mbetur i plagosur rëndë në hyrje të qytetit të Shkodrës. Ai është përplasur nga një automjet Volksvagen tip Passat që drejtohej nga një 73-vjeçar me iniciale K.N. I plagosuri ende nuk është identifikuar, pasi nuk disponon mjet identifikimi.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës në gjendje kritike për jetën. Policia në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e këtij aksidenti.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:20, në rrugën “Liria”, automjeti me drejtues shtetasin K. N., 73 vjeç, është ka përplasur me një shtetas këmbësor, aktualisht i paidentifikuar, i cili i ka ndërprerë rrugën. Shtetasi u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.
Advertisement
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Advertisement