Një tjetër minator ka mbetur i plagosur këtë të shtunë në minierën e Bulqizës. 53 vjeçari Bilal Sula me detyrë armator ka qenë në frontin e punës teksa është plagosur rëndë si pasojë e shembjes së një masivi gurësh.

Minatori 53 vjeçar është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës e më pas është transportuar për mjekim më të specializuar drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa pritet që specialistët e AKSEM të bëjnë vlerësimin e rastit dhe kontrollin e kushteve të punës në galeritë e nëntokës ku ndodhi aksidenti./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";