Plagoset me thikë Admir Mulaj, vëllai i gjyqtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë. Zyrtarisht policia nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Farkës. Autori i ngjarjes nuk është identifikuar, kjo pasi Admir Mulaj nuk ka bashkëpunuar me policinë, duke deklaruar se nuk e njeh personin që e ka goditur me mjetin prerës. Mulaj njihet si ndertues pallatesh ne Tirane.
Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së njohur
Share.