
Një person është plagosur në zonën e Ali Demit në Tiranë.
Policia bën me dije se janë informuar në orën 21:00 nga qytetarët se një i ri është dëmtuar.
Advertisement
Pasi shkuan në vendngjarje, blutë bëjnë me dije se 19-vjeçari me iniciale O.Sh është plagosur me thikë.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit.
Advertisement
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.02.2023, rreth orës 21:00, Salla Operative ka marrë njoftim se në afërsi të fushës “Ali Demi”, është dëmtuar, në rrethana ende të paqarta, dyshohet me mjet prerës shtetasi O. Sh., 19 vjeç.
AdvertisementShërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.