Tre persona të shpallur në kërkim nga policia u arrestuan këtë të hënë.
Efektivët e Tropojës vendosën në pranga babain dhe dy djemtë, të akuzuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Advertisement
Nikë Markaj, 45 vjeç dhe dy djemtë e tij, Gjon Markaj, 23 vjeç dhe Aleks Markaj 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj, Tropojë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur një 44-vjeçar.
Plagosja ka ndodhur më 30 korrik në aksin Lekbibaj-Fierzë. Gjithashtu, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, ata i kanë dëmtuar automjetin këtij shtetasi.
Advertisement