Plagosën me armë zjarri një 43-vjeçar, shpallen në kërkim dy vëllezërit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosën me armë zjarri një 43-vjeçar, shpallen në kërkim dy vëllezërit

Dy vëllezër në Kavajë, gjatë një konflikti për kanë plagosur me armë zjarri në këmbë një 43-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Burimet bëjnë me dije se janë identifikuar autorët dhe po vijon kontrolli në zone për kapjen e tyre.

“Më datë 30.06.2024, rreth orës 18:50, në fshatin Luz i Vogël, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D., 43 vjeç, banues në Rrogozhinë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, konkretisht dy vëllezërit F. D. alias B. T., 32 vjeç, dhe V. T., 26 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e dy vëllezërve të dyshuar si autorë të plagosjes së 43-vjeçarit, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Advertisement

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy