
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Vlorë.
Sipas informacionit të shpërndarë nga policia, në orën 15:20, në fshatin Gjormë, një automjet me drejtues shtetasin A. R., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga,.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Advertisement
Kete te diele jane regjistruar nje numer i larte aksidentesh ne te gjithe vendin.