Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 28 vjeçarin me iniciale O.L, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I riu është dënuar nga gjykata e Torinos si anëtar të një grupi kriminal që trafikonon lëndë narkotike në Holandë, Gjermani, Sapnjë dhe Itali.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
Arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar O. L., 28 vjeç, banues në Memaliaj.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 17.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Ky shtetas dyshohet se nga viti 2017 deri në vitin 2019, duke qenë pjesë e një organizate kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve (Hollandë, Gjermani, Spanjë dhe Itali) ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane që vinte në portet e ndryshme të Evropës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.