32 vjecari Endri Mustafa i cili u gjet pa jetë buze liqenit në Shkodër, në lagjen Guerile, ka qënë pjesë e botës së krimit.

Ai dyshohet se ishte pjesë e bandës së Bajrave.

Mustafa ka qënë shok I ngushte me vellezerit Bilali që u ekzekutuan në vitin 2019. Ai ka qënë arrestuar edhe për fajde dhe gjobëvënie.

Endri Mustafa u gjet mengjesin e kësaj të hënë në zonën e njohur si Livadhe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ishte vrare me armë zjarri , dyshohet më herët, ndërsa kishte tre ditë që ishte shpallur I humbur nga familjaret.

Pranë viktimes u gjet një makine tip BMË X5 dhe një pistoletë.

Trupi i Mustafës u gjet disa metra jashtë makinës, i zvarritur ne baltë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është  gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Në  lidhje me  ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.