Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, se reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Molliqaj tha se ka kohë prej kur Kurti nuk e sheh si zgjidhje te problemeve reciprocitetin.

Madje kryetari i PSD-së, Kurtit ia ka publikuar edhe një video ku Kurti flet pikërisht për këtë parim.

“Për Kurtin ka shumë kohë që reciprociteti ndaj Serbisë nuk është zgjidhje e problemeve. Deklarata e sotme e ministres Hajdari e dëshmon që çështja e reciprocitetit kur ra Qeveria Kurti 1 ishte një farsë elektorale dhe një garë personale se kush do t’iu printe negociatave. Aty kishte gjithçka pos parimeve siç mundoheshin t’i promovonin ata”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Postimi i plotë:

“Për Kurtin ka shumë kohë që reciprociteti ndaj Serbisë nuk është zgjidhje e problemeve.

Deklarata e sotme e ministres Hajdari e dëshmon që çështja e reciprocitetit kur ra Qeveria Kurti 1 ishte një farsë elektorale dhe një garë personale se kush do t’iu printe negociatave. Aty kishte gjithçka pos parimeve siç mundoheshin t’i promovonin ata.

Historia jonë politike i njeh dy rryma kryesore përballe Serbisë: ata që ishin për vetëvendosje deri në shkëputjen përfundimtare; dhe qasjen autonomiste, qasje që i frikësohet shkëputjes së lidhjeve me Serbinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qasja autonomiste nuk e sheh dot problemin në sy sepse udhëhiqet prej frikës dhe instinktit të vetëruajtjes.

Kurti qartazi ka ndërruar anë, ai sot shmanget, ikën, dhe pastaj drejt kompromiseve që nuk zgjidhin asgjë. Qasja autonomiste prodhon nënshtrim, rrjedhimi i saj logjik është autonomia përmes Asociacionit.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";