Në distancë “zgjedhorja” dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë zhytur në debatin se kujt i takon të mundësojë votën e diasporës për parlamentaret e ardhshme pas dështimit të parë në 2021-in .
Ekspertë zgjedhorë dhe ligjorë thonë se politika nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë pasi i takon asaj të ngrejë kartonin jeshil për vendimarrje kyçe dhe jo Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
KRISTAQ KUME
ISH-KRYETAR I KQZ
Për moslënien ashtu siç e parashikon kodi zgjedhor të të gjithë ngarkesës të kësaj mënyre të të votuari vetem te KQZ dhe kjo sepse problemeve që duhen të zgjidhen kanë ngarkesë të fortë politike, çështje të tilla siç është cili nga zgjedhësit shqiptar nga jashtë territorit ka të drejtë, do të ketë të drejtë dhe kur ai do të mund ta ushtrojë këtë detyrë, çfarë metode do të përdoret për këtë mënyrë të votuari dhe si duhet të konvertohet vota e shqiptarëve nga jashtë territorit të vendit në mandate, në kuvendin e Shqipërisë.
AdvertisementBLEDAR MILAQI
DREJTUES “DIASPORA PER SHQIPERINE E LIRE”
Të rikthehet prapë kjo çështje pranë KQZ-së do të ishte ndoshta dëshirë e partive politike të cilat dëshirojnë ta shtyjnë këtë proces me justifikime burokratike por në vetvete vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i prerë, konstaton që kodi zgjedhor ka boshllëqe dhe vete kuvendi dhe partitë politike duhet t’i përmbushin këto boshllëqe.
Advertisement
Në vendimin e saj “Kushtetuesja” nuk e zhbën parashikimin ligjor dhe rrjedhimisht nuk e zhvesh KQZ-në nga përgjegjësia për të bërë votën e diasporës. Kume dhe Milaqi mendojnë se kjo do të ishte një përpjekje boshe pasi te “rregullatori” organi i KQZ-së që bën aktet nënligjore politika ka të zgjedhurit e saj.
BLEDAR MILAQI
AdvertisementDREJTUES “DIASPORA PER SHQIPERINE E LIRE”
Nuk mund të kthehet çështja prapë te KQZ-ja dhe të draftojë akte normative të cilat prapë do të kenë nevojë për miratim në “rregullator” nga përfaqësuesit e partive politike. Është një temë që kërkon konsensus mbarëpartiak.
KRISTAQ KUME
ISH-KRYETAR I KQZ
AdvertisementNatyrisht edhe KQZ mund ta ndërmari një veprim të tillë sepse ligji nuk e ndalon, as vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por do të punojë në boshllëk ose nuk do të arrijë të bëjë asgjë sepse kur nuk aktivizohet kuvendi do të thotë që nuk ka vullnet politik. Vendimarrja do të jetë tek “rregullatori”. Ai duhet të marrë vendim me shumicë të cilësuar dhe shumica e cilësuar realizohet vetëm nëse palët politike bien dakort.
E premtuar nga qeveria në 2017-ën, e dështuar në parlamentaret e 2021-it, “Diaspora” ka një shpjegim pse vota e saj nuk dëshirohet nga politika.
BLEDAR MILAQI
LEVIZJA “DIASPORA PER SHQIPERINE E LIRE”
Dihet se vota e diapsorës nuk është lehtësisht e manipulueshme. Të gjitha partitë politike i druhen një ekuacioni ose një treguesi të panjohur për ta.