Pikëpyetjet e mikrokredive, ekspertja tregon sa rrezikojnë qytetarët në rast të mos shlyerjes së detyrimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pikëpyetjet e mikrokredive, ekspertja tregon sa rrezikojnë qytetarët në rast të mos shlyerjes së detyrimeve

Marrja e kredive në institucionet e vogla është kthyer në një problem për qytetarët, të cilët po rrezikojnë të humbasin pronat e tyre, për shkak të mosshlyerjes së 1 apo 2 mijë euro.

Presidentja e Shoqatës së Mikrokredive Arlinda Mujo në një intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus u shpreh se institucionet e vogla të kredidhënies, ndonëse kanë të njëjtën licencë me institucionet e tjera, ndryshojnë në fokusin që kanë.

Mujo shtoi se në shoqatën që ajo drejton janë 9 institucione, ndërsa pjesa tjetër që merret vetëm me dhënien e kredive, nuk janë pjesë e tyre.

Intervista e plotë:

Advertisement

-Është një ditë jo e mirë për institucionet e mikrokreditit sepse opinioni publik është i çuditur se si për një borxh të vogël 1 mijë apo 2 mijë euro të humbasësh pasurinë e jetës, siç është banesa. Si mendoni, çfarë komenti mund ti bëni opinionit tim?

Kjo seancë dhe seancat e tjera që ne bëjmë është për të bërë diferencën e institucioneve të mikrokredive shqiptare, e cila ka fokus kredidhënien, që pavarësishte se mbajnë të njëjtin emër license me institucionet e tjera, ndryshojnë nga institucionet e tjera të mikrokredive që në fokus kryesor kanë mbledhjen e kredive të këqija.

Këto institucione të mbledhjes së kredive të këqija blejnë kredi të këqija nga sistemi bankar dhe institucionet tona të vogla të mikrokredive.

-A janë këto kompani pjesëtarë të shoqatës tuaj?

Advertisement

Jo nuk janë. Fushata e mikrofinancës shqiptare ka futur në këtë shoqatë të gjithë mikrofinancat që kanë në fokus vetëm kredidhënien dhe jo mbledhjen e kredive të këqija

-Sa kompani janë pjesëtare të shoqatës tuaj

Janë 9 institucione që janë bazuar vetëm në kredidhënie dhe normalisht ne do donim të bënim diferencën midis bizneseve që japin kredi emergjence dhe bizneseve që mbledhin kredi të këqija, sepse fokusi i bizneseve dhe problematikat janë të ndryshme. Normalisht në këtë pikë jemi në fazën ku këto biznese shikohen në të njëjtin këndvështrim.

-Këtë dukuri që shumë e mendojnë si rrezik për destabilitet shoqëror, sa vend ka që të bashkëjetojnë në kushtet ku jemi ne edhe biznesi, por edhe të ekzistojë mikrokredia?

Advertisement

Një institucion si bankat, apo një institucion financiar që ka fokus biznesin nuk do të duhet ta fshijë nga portofoli dhe ta kalojë në institucionet e profilizuara për mbledhjen e kredive të këqija.

Kjo si praktikë nuk duhet vënë në dyshim që është një nga më të mirat për zgjidhjen e krizës së portofolit të keq. Nëse këto institucione kanë krijuar praktika të shëndetshme me klinetët është një gjë tjetër. Dy dukuritë duhet të ndahen nga praktika që janë biznese private dhe që mund të kenë praktika që nuk janë perceptuar mirë tek konsumatori. Sesi mund të bashkëjetojnë në treg, për mua është e rëndësishme që të ketë institucione të cilat janë të licensuara për blerjen e kredive të këqija, sepse kjo është një nevojë e sistemit bankar dhe jo bankar për të menaxhuar situatat problematike që mund të jenë krijuar nga portofolet e këqija./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy