
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur dhimbje për ngjarjen e rëndë në Kosovë ku humbën jetën tre persona.
Xhaçka thekson se dora kriminale që shkaktoi tre viktima, meriton dënimin më të ashpër që parashikon ligji.
Advertisement
“Pikëllim e dhimbje për tragjedinë në #Kosovë të shkaktuar nga një dorë kriminale që meriton dënimin më të ashpër që parashikon ligji.
Mendjet e lutjet tona ju shkojnë familjeve të viktimave të pafajshme!
U prehshin në paqe”, shkruan Xhaçka.