Nën kryetari i LSI-së Petrit Vasili thotë se pandemia është jashtë kontrollit.
Ai apelon që institucionet t’i përgjigjen kërkesave të qytetarëve.
“COVIDI ne kulm, keta grabisin paratë me CHECK UP, cfare turpi!!
Situata teper e renduar e COVID kerkon financime te medha per spitalet, qendrat shendetesore, per vaksinat dhe kryesorja per rimbursimin e barnave te te semureve me Covid.
Para’ nuk ka per asnje nga keto.
Kengetarja e njohur Bebe Rexha ben thirrje per ndihme per Spitalin e Dibres per shkak te mungesave te medha.
Ndersa keta vazhdojne te shpenzojne pa pike turpi dhe te bejne rrush e kumbulla parate per koncesionin e Check Up.
Turistet hollandeze thone publikisht qe gjendja ne Spitalin Infektiv ne Tirane eshte skandaloze persa i takon kushteve te sherbimit dhe keta te rilindjes vazhdojne paturpesisht me Check Up.
Kapja e shtetit nga rilindja po sjell vetem plackitje te parave te shqiptareve, por kjo e financimit te Check Up ne kulmin e Pandemise jua kalon te gjithave”, shkruan Petrit Vasili.
Advertisement