Sot mbushen pesë vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës. Më 5 shtator të 2016, fituesja e çmimit “Nobel për Paqen” u shpall shenjtore në një ceremoni madhështore në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan.

 

Kryedemokrati Lulzim Basha e kujtoi këtë ditë si një ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi. Në “Twitter”, Basha bëri thirrje që misioni i Shën Terezës të përqafohet nga të gjithë për të sjellë shpresën në vend.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi. Mënyra më e mirë për ta nderuar Shën Terezën është shndërrimi i misionit të saj në misionin tonë, i shembullit të saj në frymëzim dhe nxitje për të bërë më shumë dhe me përulësi për ata që janë në nevojë e pa mbështetje, të braktisurit e të sëmurët, për të sjellë shpresë për një jetë më të mirë për gjithë të rinjtë dhe të rejat që si të vetmen zgjidhje shohin emigracionin, me besimin se edhe në ditët më të vështira,e mira triumfon gjithmonë mbi të keqen!”