Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka regjistruar të enjten 437 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2,643 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Në 24 orët e fundit, ky Institut ka regjistruar pesë viktima të diagnostikuara me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (62 vjeç), Obiliq 1 rast (30 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç) dhe Prizren 1 rast (77 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Në të njëjtën periudhë, këtë sëmundje e kanë mposhtur 255 persona, derisa raste aktive me koronavirus janë 7.145.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 67.906 persona të infektuar me koronavirus.

Prej tyre 1.587 pacientë kanë vdekur.