Pesë persona u plagosën paraditen e kësaj të mërkure në aksin Burrel – Rrëshen.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “pujkë”, ku një automjet tip “volkswagen”, që po udhëtonte drejt Burrelit, goditi nga mbrapa një kamion të tonazhit të rëndë.
Advertisement
Si pasojë e përplasjes, morën plagë të shumta në trup shoferi dhe katër pasagjerët që ndodheshin në mjetin “volkswagen”.
Dy prej tyre u dërguan me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, pasi ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa tre të tjerët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit.
Advertisement
Shkak për aksidentin, dyshohet se u bë humbja e kontrollit nga drejtuesi i makines.