Pasditen e kësaj të hënë është pezulluar nga detyra si dhe i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqite” efektives së policisë Besie Koshena.

Përmes njoftimit bëhet me dije se 44-vjeçarja ka shfrytëzuar atributet e Oficerit të Policisë Gjyqësore, ku nëpërmjet akuzës së mashtrimit  ka përvetësuar një mjet të sekuestruar dhe në bashkëpunim me Geri Kurtin e kanë shitur mjetin për pjesë këmbimi  për qëllimet e tyre.

Shtetasit Geri Kurt i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në Shtëpi”.

“Masa e sigurimit “Pezullim nga detyra si punonjëse e Policisë së Shtetit” dhe “Detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore”, për punonjësen, N/Komisare B.K., 44 vjeçe, efektive në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasin G. K., 35 vjeç.

Nga hetimet e kryera u siguruan prova se punonjësja e policisë B.K., gjatë kohës që ka kryer detyrën si Specialiste për Hetimin e Krimeve, duke shfrytëzuar atributet e Oficerit të Policisë Gjyqësore, pas ekzekutimit të urdhrit për kthimin e mjetit të sekuestruar, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar atë mjet dhe në bashkëpunim me shtetasin G.K., e kanë shitur atë për pjesë këmbimi me qëllim përfitimi”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se bëhet fjalë për një mjet tip Golf 6, i cili u sekuestrua pas vetëvrasjes së një personi brenda mjetit. Në atë kohë, mjeti u bllokua si provë materiale. I ati në kushtet e tronditjes së humbjes së djalit të tij i ka thënë që do e shiste. Efektivja i kishte premtuar më pas që mjetin do e blinte ajo. Pasi e ka marrë për kontroll te mekaniku ajo e ka shitur në bashkepunim me Geri Kurtin për pjesë duke mos i dhënë lekët familjarëve./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";