
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në përurimin e një shkolle të re në Qesarakë.
Kjo shkollë do të mbajë emrin e Klodian Tanushit, ‘Dëshmor i Atdheut”, majori që humbi jetën në krye të detyrës në Letoni.
Advertisement
Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se ky gjest tregon se sakrifica e majorit do të mbetet në kujtesën kombëtare, ndërsa vlerësoi punën e tij në shërbim të atdheut.
Advertisement
Rama u shpreh se shembujt të tillë duhet t’u prezantohen fëmijëve e të rinjve në shkolla si frymëzim për përkushtimin që kanë dhënë ndaj atdheut.