Persona me aftësi të kufizuara protestonin para Kuvendit/ Rama: Ministrja do t’ju dëgjojë, mos rrini në shi!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Persona me aftësi të kufizuara protestonin para Kuvendit/ Rama: Ministrja do t’ju dëgjojë, mos rrini në shi!

Personat me aftësi të kufizuara kanë protestuar sot para Kuvendit, ku po zhvillohet seanca plenare e radhës.

 

Rama pasi mbaroifjalën në Kuvend doli nga salla ku dhe u “ndesh” me protestuesit të cilët kërkojnë të plotësohen kërkesat e e tyr epër të jetuar të pavarur.

 

Advertisement

“Na jepni mundësi të jetojmë të pavarur dhe kaq, të mos bëhemi barrë. Ne i kemi bërë të ditura kërkesat edhe në institucionin që ju drejtoni, edhe në Ministrinë e Shëndetësisë”, i tha një përfaqësues i protestuesve Ramës.

 

Kryeministri tha se do të jetë ministrja Manastirliu ajo që do t’i presë dhe më pas do të diskutojnë.

 

Advertisement

“Për momentin do t’ju presë Ministrja dhe më pas unë do të komunikoj me të. Ministrja do t’ju presë brenda. Mos rrini më në shi”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy