Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar të shpallur në kërkim.
Të riut i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Dibrës, pasi , në bashkëpunim me shtetas të tjerë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një person
“Si rezultat i këtij operacioni, në Unazë te Re, ditën e djeshme, është lokalizuar dhe ndaluar shtetasi E. K. (T)., 26 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, njofton policia.
Advertisement
Autoritetet njoftojnë se i riu është një person me rekord të theksuar kriminal./vizionplus.tv
Advertisement