Përpunimi i mallrave në Portin e Durrësit ra gjatë pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përpunimi i mallrave në Portin e Durrësit ra gjatë pandemisë

Pandemia ka dhënë efektet negative në lidhje me përpunimin e mallrave në portin më të madh të vendit. Gjithsesi, në total përpunimi i mallit vlerësohet vetëm me një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2019, i cili ka shënuar rekord në shifrat e mallrave që kanë kaluar në 4 terminalet e portit të Durrësit.

 

Elitjona Doko, përgjegjëse e komunikimit pranë Autoritetit Portual Durrës shprehet se ndonëse puna në port nuk u ndërpre për asnjë moment, shifra totale shkon në rreth 3.8 milionë ton mallra të përpunuar.

 

Advertisement

Rënia më e madhe është shënuar në sektorin e udhëtarëve, pasi në vitin që sapo lamë pas numri i pasagjerëve në hyrje dhe në dalje ka rënë me rreth 500 mijë vetë.

 

Tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e kthim, gjatë vitit 2020-të kanë kryer 768 lundrime vajtje-ardhje gjithsej, ose 284 lundrime më pak se sa në vitin 2019.

 

Advertisement

Muajt e gjatë të pandemisë nga Covid-19 dhe vendimet e herëpasherëshme të qeverive të vendeve të Evropës për kufizimin e lëvizjeve të udhëtarëve kanë shkaktuar edhe rënien e numrit të pasagjerëve si dhe të mallrave që transportohen me tragete.

 

Tragetet kanë transportuar 67,219 kamionë dhe trailerë gjatë vitit 2020, ndërsa numri i udhëtarëve ka ndalur në shifrën 311,302. Gjatë vitit 2019 numri i pasagjerëve të regjistruar me tragete ka qenë 878 687 si dhe 181 mijë automjete.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy