Përplasjet dhe kaosi në PD/ Elizabeta Imeraj merr në pyetje Sali Berishën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasjet dhe kaosi në PD/ Elizabeta Imeraj merr në pyetje Sali Berishën

Ish-kryeministri Sali berisha u paraqit këtë të enjte në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar për protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë e PD.

 

Ai mbërriti në ambientet e jashtme të organit të akuzës rreth orës 11:00 i shoqëruar nga truprojat e tij.

 

Advertisement

Ish numri një i demokratëve po merret në pyetje nga prokurorja Elisabeta Imeraj, njëherësh drejtuese e prokurorisë si dhe prokurori elio mazreku. Ai po deshmon mbi rolin që pati në organizimin e protestës e cila u shoqërua me episode të shumta dhune, pasi mbështetësit e të dyja palëve u pëprlapsën mes tyre.

 

Pas Berishës në prokurori do të mbërrijë për të dhënë deklaratë edhe deputeti Flamur Noka.

 

Advertisement

Ndërkohë ditën e nesërme është thirrur për të dëshmuar kreu demokrat Lulzim Basha si dhe sekretari i përgjithsëhm i PD, Gazment Bardhi.

 

Pas episodeve të dhunës në selinë blu, policia arrestoi 34 persona, të cilët u liruan më pas nga Gjykata. Ndërkohë si Basha ashtu dhe berisha kanë hedhur akuza në drejtim të njëri-tjetrit si nxitës të dhunës dhe përplasjeve mes demokratëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy