Aksident tragjik në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen Brunilda Lleshi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Jani Loqi.
Advertisement
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë Gjelina Lleshi rreth 65 vjece, e cila ishte pasagjere në mjetin e drejtuar nga Brunilda Lleshi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .
Advertisement