Projekti i Portit të Durrësit për Partinë Demokratike është afera më e madhe korruptive dhe në një interpelancë parlamentare, deputeti Ferdinand Xhaferaj kërkoi sqarime dhe transparencë nga ministrja Belinda Balluku se ku u morën 2 mld euro.
FERDINAND XHAFERAJ
DEPUTET I PD
Advertisement
“Peshkaqeni qeveritar po shënon aferën më të madhe korruptive të ndodhur në tokën evropiane. Projekti nuk përputhet me marrëveshjen e stabilizim-asocimit sepse nuk zbatohet konkurrenca. Me 31 dhjetor u shpall fituesi. Do të thotë shumë kjo datë, kush e ka marrë, një turp i madh, një kompani që u bastis nga SPAK dy muaj më parë dhe ka probleme me agjencinë e prokurimit publik.”
Në përgjigjen e saj, Balluku hodhi poshtë pretendimet për mungesën e transparencës, duke treguar burimin e parave.
BELINDA BALLUKU
MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE
Advertisement“Pyetja nga do të vijnë paratë për këtë projekt, vetë investitori është angazhuar publikisht dhe komiteti negociator ka përpara aktet financiare dhe duket nga do vijë investimi, vjen nga kompania Siphony që është pronë e zotit Alabar.”
Ajo argumentoi se zhvendosja e shërbimit të ngarkim-shkarkimit të mallrave në zonën e Porto-Romanos ishte e nevojshme për shkak të ndotjes së madhe mjedisore dhe akustike që shkaktonte në Durrës, ndërsa dha detaje sesi do të transformohen porti.
BELINDA BALLUKU
MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE
“79 hektar të përfshira nga Porti i Durrësit, ndërtimi i marinës dhe strukturave akomoduese do të punësojë 12 mijë punonjës, do të përbëhet nga mbi 12 mijë banesa rezidenciale, 5 hotele dhe qindra dhoma. 80 mijë metra katrorë park dhe hapësira të hapu8ra, 700 metra plazh të gjatë dhe hapësirë për anijet. Zhvillimi i një zone 23 hektarë në fazën e parë. zonat ku kla kredi, ju i referoheni portit të peshkimit, është pjesë e integruar e [poprjektit, nuk do të preket, do të përmirësohen vetëm strukturat sepse aty parashikohet ngritja e nju strukture të përgjithshme ku do të ofrohen edhe shërbime si restorante apo aktivitete për fëmijë e të rritur. Faza e parë parashikon ngritjen e 4 mijë apartamenteve, do të përmirësojë pamjen e qytetit, ekonominë e qytetit të Durrësit dhe të vendit dhe do të kthejë Shqipërinë në një pikë atraktive.”
Advertisement
Pavarësisht përgjigjeve, mendimi i deputetit Xhaferaj nuk ndryshoi dhe sipas tij, ky projekt do të zhysë përfundimisht mazhorancën dhe do ta vërë atë përballë drejtësisë.