Ligji për bashkëqeverisje ka shkaktuar debate gjatë seancës së radhës në Komisionin e Ligjeve.
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, ka thënë se ky ligj për të është i pa dobishëm, pasi cungon edhe ligjet e tjera pasardhëse. Ndërkohë kryetarja e komisionit Klotilda Bushka, tha se me bashkëqeverisje, i jepet mundësi qytetarëve të japin ndihmën dhe idetë e tyre në shumë nisma.
Alibeaj: Nëse keni ngut ta miratoni, respektoni Rregulloren. Nuk po tentojmë të ndryshoni votën. Duhet të na jepni të drejtën për të folur. S’keni ndërmend të bëni asgjë më shumë sesa propaganda. Kjo është tallje me ligjin e koncept
Klotilda Bushka: Termi bashkëqeverisje do të thotë që nëpërmjet këtij ligji i jepet mundësi qytetarëve, të marrin pjesë në nisma, të thonë fjalën e tyre, të japin një vlerë.
Enkelejd Alibeaj: Amendament, neni 4 të shfuqizohet, arsyeja sepse është i padobishëm. E para në pikën 1 që thoni grup interesi që mbron interesin e një grupi. Kjo është e njëjta gjë. Kjo do të thotë që po krijoni konfuzion në legjislacion, që është i padobishëm, por jep impakt dhe në ligjet e tjera. I kam lexuar edhe komentet tuaja. Është e pa denjë, që ministrja të vij e të thotë që kam hequr dorë nga ligji që kam miratuar. Duhet hequr i gjithë neni sepse është i pa sens. Keni deformuar
Toni Gogu: Ne duhet të vazhdojmë votimin nen për nen si e kërkon rregullorja, e nëse do të ketë mendime kundërt, ato do të dëgjohen.