Tjetër aksident tragjik në vendin tonë. Një person ende i paidentifikuar humbi jetën në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj.
Teksa drejtonte një motoçikletë, ai u përplas nga një mjet tip “Benz” që drejtohej nga një 30-vjeçar.
Advertisement
Shoferi i “Benz-it” u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa po punohet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.