Një përplasje e dhunshme është regjistruar në burgun e Domokosit, në Greqi, mes një grupi shqiptarësh dhe pakistanezësh.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja është regjistruar në katin e parë Qendrës së Paraburgimit, ku gjatë sherrit janë përdorur edhe thika. Si pasojë janë plagosur 7 persona.

Një 32-vjeçar pakistanez ka mbetur i plagosur rëndë në trup dhe në kokë, si dhe është goditur me thikë në bark.

Gjashtë të plagosurit e tjerë janë dërguar në spital, teksa raportohet se kishin shenja të rënda dhune në trup./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";