Përplasja brenda PD-së, në lidhje me zgjedhjet në forumin rinor ka sjell reagimin e mjaft personazheve brenda demokrateve.
Fatbardh Kadilli tha se FRPD nuk mund të kthehet në një levë të partisë.
Ai shtoi se të rinjtë demokratë duhet ta refuzojnë sjelljen prej padroni të Bashës, por nuk duhet ta kërkojnë shpëtimin tek një tjetër padron duke iu referuar Berishës.
“Ndërhyrja në FRPD, një tjetër akt flagrant nga Kryetarokrati Basha. Forumi Rinor i Partisë Demokratike duhet të kthehet në organizatë demokratike europiane, dhe jo të mbetet organizatë e tipit sovjetik të “levës së partisë”. Forumi nuk duhet të jetë një strukturë burokratike me “udhëheqës” të rëndë. Forumi duhet të jetë një bashkim i lirë, pa burokraci, i të rinjve që kanë mision përhapjen e ideve të djathta dhe nxitjen e rinisë të marrë pjesë në politikë. Të rinjtë demokratë duhet ta refuzojnë sjelljen prej padroni të Bashës, por nuk duhet ta kërkojnë shpëtimin tek një tjetër padron. Ata duhet të tregojnë se janë njerëz të lirë, në mendësi dhe në veprime. Ata duhet të tregojnë se janë brezi që do e çojë vërtet PD-në drejt të ardhmes europiane”, shkruan Kadilli.
Advertisement