Prej dy ditësh Tirana është “pushtuar” nga tifozët e huaj në prag të finales së madhe të Ligës së Konferencës, që do të startojë në orën 21:00.
Mbrëmja e djeshme ka qenë e mbushur plot me trazira në Tiranë, teksa tifozët e Romës dhe të Fejnordit u përplasën më njëra-tjetrën dhe më forcat e policisë.
Advertisement
Incidentet e ndodhura u pasqyruan edhe në mediat prestigjioze italiane, teksa “La Gazzetta dello Sport” zbulon një prapaskenë, duke shkruar që tifozët e Romës vodhën thikat nga një restorant që të godisnin kundërshtarët e tyre.
Përleshjet kanë qenë të shumta, në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërkohë që janë plagosur 19 policë, njëri me thikë.
Advertisement